Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i administratës së UNMIK-ut Harri Holkeri, ka marrë vendim që të lejojë hapjen e Zyrës për Bashkëpunim e Koordinim Ndërkombëtar dhe Dialog Rajonal. Kjo zyrë është hapur në kuadër të zyrës së kryeministrit të Kosovës, kurse drejtuesi i saj do të zgjidhet përmes konkursit.
Zyra do të ketë si funksion të vetin koordinimin e aktiviteteve të qeverisë së Kosovës në kuadër të marrëdhënieve ndërkombëtare, ka thënë me këtë rast Holkeri. Bazuar në këtë fakt, ai ka shtuar gjithashtu se kompetencat në raport me marrëdhëniet me jashtë, mbeten përgjegjësi e tij, si shef i UNMIK-ut.
Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi, shpreson që ky do të jetë vetëm një hap drejt një transferimi më të shpejtë të kompetencave tek qeveria e tij.
XS
SM
MD
LG