Ndërlidhjet

PRISHTINË


Tre televizionet kombëtare të Kosovës, sipas raportit të Komisionerit të Përkohshëm për Media, Robert Gillette, bartin një pjesë të përgjegjësisë për nxitjen e trazirave të marsit.
Gillette u rekomandon Radiotelevizionit 21 dhe Kohavizionit trajnime të gazetarëve. Ndërkaq për RTK-në rekomandon kthimin e mbikqyrësve dhe këshilltarëve ndërkombëtarë.
Këto vlerësime dhe rekomandime janë hedhur poshtë nga përfaqësuesit e RTK-së dhe KTV-së, përkatësisht Liridon Cahani dhe Lekë Zherka.
Raportet janë cilësuar prej tyre si qëllimkëqija dhe që synojnë të fajësojnë mediat për ngjarjet e marsit.
XS
SM
MD
LG