Ndërlidhjet

TIRANË


Janë kthyer sot komandot shqiptare të kontigjentit të dytë paqeruajtës, të cilët për 6 muaj shërbyen brenda forcave të koalicionit në Irak. Trupat komando u pritën në orët e para të mëngjesit me një ceremoni në aeroportin e Rinasit, ku morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë dhe familjarë e të afërm të ushtarëve. Pak ditë më parë u nis drejt Irakut kontigjenti i tretë, prej 71 trupash komando.
XS
SM
MD
LG