Ndërlidhjet

FALLUXHA


Operacionet ushtarake kundër militantëve në Falluxha mund të nisin shumë shpejt kanë deklaruar burimet ushtarake amerikane në Irak.
Gjenerali amerikan Mark Kimmit ka thënë se ndonëse vazhdojnë bisedimet me kryengritësit ende nuk ka rezultate konkrete për dorëzimin e armëve.
"Këto diskutime për dorëzimin e armëve duhet të japin rezultate. Durimi ynë nuk është i përjetshëm dhe nëse nuk shohim të arritura nga këto bisedime, ne jemi të gatshëm të nisim operacionet sulmuese", tha Kimit.
Ndërkaq në qytetin e Qerbelasë ka pasur luftime pasi një autokolonë e trupave të koalicionit ishte sulmuar. Mësohet se gjatë shkëmbimit të zjarrit ka humbur jetën një ushtar bullgar.
XS
SM
MD
LG