Ndërlidhjet

logo-print

PYONGYANG


Shefi i ekipeve shpëtimtare në vendin e ngjarjes të shpërthimit të trenit në Korenë Veriore ka thënë se 154 veta janë konfirmuar të vdekur.
Agjencia kineze e lajmeve Xinhua ka cituar zyrtarin korean Jan Song Gun të ketë thënë se 76 nga të vdekurit kanë qenë studentë.
Ministri koreanojugor i bashkimit, Jeong Se Hyun ka thënë se autoritetet e Koresë Jugore do të takohen me zyrtarët e Koresë së veriut. "Qeveria do të dërgojë një ndihmë urgjente me mjete dhe ilaçe të vlefshme 1 milion dollarë përmes kryqit të Kuq", tha Se-Hyun.
XS
SM
MD
LG