Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara do ta kundërshtojnë çfarëdo aksioni nga Izraeli për dëmtimin fizik të Yaser Arafat dhe presin që Izraeli të mos sulmojë liderin palestinez. Kjo është përgjigja amerikane kryeministrit izraelit Sharon që ka thënë se Arafat nuk është më imun ndaj sulmeve izraelite. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë hequr pjesërisht sanksionet ekonomike kundër Libisë, por ajo ajo vazhdon të jetë në listën e vendeve që ndihmojnë terrorizmin. Ky hap lejon kompanitë amerikane të fillojnë marrëdhënie afariste me Libinë për herë të parë që nga vënia e sanksioneve më 1986.
XS
SM
MD
LG