Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Shpërthimet në Bagdad, Tikrit dhe në një bazë ushtarake amerikane në veri të kryeqytetit kanë shkaktuar vdekjen e disa njerëzve në Irak.
Të paktën 8 irakienë u vranë nga shpërthimi në një treg të shpezëve në pjesën shiite të qytetit Sadr.
Ushtria amerikane tha se 4 ushtarë u vranë dhe 6 u plagosën kur kryengritësit shkrepën dy raketa ndaj bazës në veri të Bagdadit.
Në veri, të paktën 3 policë irakienë u vranë nga shpërthimi i një automjeti pranë bazës ushtarake amerikane në Tikrit.
Në jug të Irakut, patrulla polake mbrëmë ka vrarë 5 irakienë gjatë një shkëmbim zjarri në Qerbela.
Ngjarjet e fundit ndodhën në kohën kur forcat amerikane thanë se do ta rifillojnë ofenzivën në qytetin sunit Fallujah dhe rrethimin e qytetit Najaf, për ta ndjekur klerikun shiit Moqtada al-Sadr.
XS
SM
MD
LG