Ndërlidhjet

NIKOZI


Grekët dhe turqit qipriotë sot votojnë në referendume të veçanta për bashkimin eventual të ujdhesës së ndarë. Rezultati do të vendosë edhe për kufijtë e ardhshëm të Bashkimit Evropian.
"Pavarësisht rezultatit, kjo është ditë historike për Qipron, si për grekët, ashtu dhe për turqit. Besoj që do të vijnë ditë të mira për të gjithë ne", tha presidenti i grekëve qipriotë Tassos Papadopoulos.
Ndërkaq, lideri i turqve qipriotë tha:
"Kjo nuk do të mund të ndodhte në Evropë, sepse ata trajtohen si të civilizuar, kurse neve na shohin ndryshe. Ne jemi qipriotë. Nuk e dijmë çfarë është mirë për ne, kurse të tjerët e dijnë më mirë", tha Rauf Denktash.
Anketimet tregojnë se turqit do të votojnë pro, kurse grekët e Qipros do ta hedhin poshtë planin për ribashkimin e ujdhesës, të sajuar nga Kombet e Bashkuara dhe të mbështetur nga bashkësia ndërkombëtare.
Rezultati i tillë do të nënkuptonte që pala greke në 1 Maj t'i bashkangjitet unionit Evropian.
XS
SM
MD
LG