Ndërlidhjet

NIKOZI


Shumica e grekëve qipriotë e refuzuan planin e Kombeve të Bashkuara për ribashkimin e Qipros.
Raportohet se 3/4 e grekëve u deklaruan kundër planit, ndërsa shumica e turqve qipriotë në veri votuan pro.
Rezultati nënkupton që Qiproja e ndarë, javën e ardhshme në 1 Maj do të hyjë në Bashkimin Evropian, ndërsa pjesa turke mbetet jashtë jurisdikcionit të bllokut.
Qiproja është e ndarë prej vitit 1974, kur trupat turke zbarkuan në pjesën veriore të ujdhesës, si përgjigje ndaj grusht-shtetit të mbështetur nga junta ushtarake në Athinë.
Në Bruksel, Komisioni Evropian shprehu keqardhje për refuzimin që grekët e Qipros i bënë planit për ribashkimin e ujdhesës.
XS
SM
MD
LG