Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 14 njerëz u vranë në valën e fundit të dhunës në Irak, kur një bombë shpërtheu pranë një autobusi në kryeqytetin irakien.
Më parë, 8 irakienë u vranë nga shpërthimi në një treg në pjesën shiite të qytetit Sadr.
Disa banorë i akuzuan forcat amerikane për raketimin e tregut, por gjeneral brigade Mark Kimmit këtë e mohoi.
"Sulmi i fundit në qytetin Sadr, që fatkeqësisht ishte pasojë e shkrepjes së mortajave nga një organizatë, e jo nga forcat e koalicionit, rezultoi me 6 të vrarë dhe 38 të plagosur", tha gjenerali Kimmit.
Ushtria amerikane gjithashtu tha se 4 ushtarë u vranë dhe 6 u plagosën kur kryengritësit shkrepën dy raketa ndaj bazës në veri të Bagdadit.
Në veri, të paktën 3 policë irakienë u vranë nga shpërthimi i një automjeti pranë bazës ushtarake amerikane në Tikrit.
XS
SM
MD
LG