Ndërlidhjet

PARIS


I dërguari special i Kombeve të Bashkuara e shprehu bindjen se Shtetet e Bashkuara mund t'ia dorëzojnë pushtetin në Bagdad qeverisë, e cila ka më shumë kredibilitet tek irakienët.
Pas takimit me presidentin e Francës Jacques Chirac, Lakhdar Brahimi tha se 30 qershori duhet të mbetet afati i fundit për bartjen e pushtetit.
"Mendoj se kjo do të jetë një qeveri me pushtet të kufizuar, prandaj sugjeroj dhe shpresoj të formohet një asamble konsultative. Këto janë ide, që do t'i diskutojmë me irakienët", tha Brahimi.
Ndërkohë, koalicioni i prirë nga Shtetet e Bashkuara tha se ka miratuar 500 milionë dollarë ndihma për rindërtimin e 7 qyteteve irakiene.
XS
SM
MD
LG