Ndërlidhjet

RAMALLAH


Yasser Arafati i ka hedhur poshtë kërcënimet për jetën e tij, ndërsa qeveritë e Rusisë dhe të Shteteve të Bashkuara e këshilluan Izraelin të mos e kërcënojë liderin palestinez.
Ministria e Jashtme ruse tha se është alarmuar nga kërcënimet e kryeministrit izraelit Ariel Sharon, dhe i bëri thirrje Izraelit t'u bindet ligjeve ndërkombëtare.
Sharon deklaroi dje se i ka thënë presidentit amerikan George Bush se më nuk ndihet i obliguar të premtojë që nuk do ta dëmtojë Arafatin.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Richard Boucher tha se Shtetet e Bashkuara presin që Izraeli të mos i realizojë kërcënimet.
Në Kairo, kreu i Ligës Arabe Amr Moussa tha se kërcënimet ndaj Arafatit janë të rrezikshme, dhe i paralajmëroi izraelitët për pasojat nga, siç tha ai, imuniteti që Izraeli gëzon nga fuqitë ndërkombëtare, duke ju referuar këtu Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG