Ndërlidhjet

TRIPOLI


Ministri i jashtëm i Libisë Abdul Rahman Shalgam tha se vendi i tij planifikon të hapë një zyrë për ndërlidhje në Uashington, si pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.
Shalgam shfaqi shpresën që Libia të hiqet nga lista amerikane e vendeve, që e sponsorizojnë terrorizmin.
Dje, presidenti George Bush shpalli se Shtetet e Bashkuara pjesërisht i kanë ngritur sanksionet ekonomike ndaj Libisë, si shpërblim për vendimin e Tripolit për të hequr dorë nga programet e armëve të shkatërrimit në masë.
XS
SM
MD
LG