Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Zyrtarët irakienë kanë thënë se është arritur një marrëveshje për armëpushim të pakufishëm ndërmjet zyrtarëve të Fallujas dhe koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
Hashim al-Hassani nga Partia Islamike e Irakut, ndërmjetës në bisedime ka thënë se marrëveshja nënkupton ndalimin e bartjes së armëve që nga e martja dhe fillimin e patrullave të përbashkëta të policisë irakiene, Trupave të Mbrojtjes Civile dhe forcave të koalicionit në qytet, të njëjtën ditë.
Ndërkohë që incidente ka pasur sot në Bagdad dhe në Mosul, është bërë e ditur se sot në Irak ka shkuar befas kryeministri i Australisë, John Howard, në ditën e përkujtimit shtetëror të veteranëve të luftës.
XS
SM
MD
LG