Ndërlidhjet

NIKOZI


Kombet e Bashkuara do të mbyllin zyrën e të dërguarit paqësor në Qipro, si reagim ndaj refuzimit që grekët e Qipros i bënë planit për ribashkimin e ishullit në referendumin e djeshëm.
I dërguari Alvaro de Soto që ndihmoi formulimin e projektit për planin paqësor, tashmë të dështuar tha: "Është lëshuar një shans unik dhe historik për zgjidhjen e problemit të Qipros". Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë shprehur të zhgënjyer nga reagimi grek. Gunter Verheugen komisioner për zgjerimin e Bashkimit Evropian ka thënë se kjo i ka qitur një hije anëtarësimit të Qipros në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG