Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Zyrtarët irakienë kanë thënë se është arritur një marrëveshje për armëpushim të pakufishëm ndërmjet zyrtarëve të Fallujas dhe koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
Hashim al-Hassani nga Partia Islamike e Irakut, ndërmjetës në bisedime ka thënë se marrëveshja nënkupton ndalimin e bartjes së armëve që nga e martja dhe fillimin e patrullave të përbashkëta të policisë irakiene, Trupave të Mbrojtjes Civile dhe forcave të koalicionit në qytet, të njëjtën ditë.
Ndërkohë, policia në Irak ka thënë se një raketë ka qëlluar sot një spital dhe një hotel në qytetin verior Mosul, duke vrarë katër persona.
Irakun sot e kanë vizituar befasisht kryeministri i Australisë, John Howard dhe kryetari i Bullgarisë, Georgi Parvanov.
XS
SM
MD
LG