Ndërlidhjet

JERUSALEM


Zëvendëskryeministri izraelit, Ehud Olmert ka thënë sot se nuk ka ndonjë plan të menjëhershëm kundër liderit palestinez Yasser Arafat, megjithë kërcënimet e fundit të Ariel Sharonit.
"Unë mendoj se kryeministri ka menduar të tërheqë vërejtjen dhe unë jam pothuajse i sigurt se deklaratat do të kenë efekt të tillë", tha Olmert.
Ndërkaq, ministri i brendshëm i Izraelit, Avraham Poraz tha: "Është e ndaluar të ndryshohet situata lidhur me Arafatin. Duhet të mbetet ashtu siç është sot. Çfarëdo dëmtimi ndaj tij mund të shkaktojë ndërlikime dhe një katastrofë të tmerrshme".
Vetë Yasser Arafati ka sfiduar kërcënimin izraelit kundër tij. Duke i folur një turme protestuesish në Ramallah ai tha se nuk frikësohej dhe si mysliman ishte i gatshëm të martirizohej.
XS
SM
MD
LG