Ndërlidhjet

NIKOZI


Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë shprehur të zhgënjyer nga reagimi grek në referendumin e djeshëm për ribashkimin e Qipros. Gunter Verheugen komisioner për zgjerimin e Bashkimit Evropian ka thënë se kjo i ka qitur një hije anëtarësimit të Qipros në Bashkimin Evropian.
Referendumi i djeshëm për planin e Kombeve të Bashkuara për ribashkimin e ishullit nuk ka kaluar, pasi rreth 75 për qind e grekëve qipriotë kanë votuar kundër, ndërkohë që 65 për qind e turqve qipriotë kanë votuar pro planit.
XS
SM
MD
LG