Ndërlidhjet

VJENË


Austria sot po voton për presidentin e ri të vendit. Sipas njoftimeve, në orët e paradites kanë votuar vetëm 16 për qind e zgjdhësve potencialë. Anketat kanë treguar për një garë të ngushtë ndërmjet ministres së jashtme Benita Ferrero-Valdner dhe zëvendëskryetarit të parlamentit Heinz Fischer. Në rast të fitores, Ferrero-Valdner do të ishte femra e parë që do të udhëhiqte shtetin me mandatin më të gjatë presidencial për gjashtë vjetësh.
XS
SM
MD
LG