Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara, Lakhdar Brahimi, që po ndihmon në hartimin e propozim tekstit për transferin e autoritetit te qeveria e përkohshme e Irakut, kërkoi nga administrata e presidentit amerikan George Bush, që rrethimi i qytetit Falluxha dhe depërtimi i mëtejshëm eventual të bëhet në mënyrë të kujdesshme. Në një intervistë për rrjetin televiziv ABC, zoti Brahimi tha sot se Falluxha është "qytet me shumë histori" dhe shtoi "se dërgimi i tankeve në një vend të këtillë nuk është gjë e mirë". Më herët gjatë ditës, gjenerali amerikan në Irak, Mark Hertling ka paralajmëruar mundësinë që së shpejti trupat e Shteteve të Bashkuara do të mund të depërtonin në disa pjesë të qytetit Naxhaf, në kërkim të kryengritësve. Por, ai ka thënë se ushtarët do të qëndrojnë jashtë pjesëve në qendër të qytetit, të cilat konsiderohen të shenjta, që të mos shkaktohet pakënaqësi e popullatës shiite.
XS
SM
MD
LG