Ndërlidhjet

logo-print

DANGDONG, KINË


Agjencitë ndërkombëtare humanitare kanë bërë të ditur sot se në shpërthimin e trenit që ndodhi para disa ditësh në Korenë Veriore kanë humbur jetën 161 persona dhe afro 1300 janë plagosur. Ata kanë thënë se sot, së bashku me diplomatë, kishin vizituar vendin ku kanë ndodhur shkatërrimet masive në Ryongchon, në afërsi të kufirit me Kinën. Shumë vende i kanë ofruar ndihmë Koresë Veriore për tejkalimin e pasojave të këtij incidenti të rëndë.
XS
SM
MD
LG