Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Vendet industrialisht më të zhvilluara të botës kanë konkluduar sot se është shënuar ngritje e fuqishme ekonomike gjatë këtij viti dhe se parashihet që kjo të vazhdoj edhe gjatë vitit të ardhshëm. Këto komente u bënë në takimet e ministrave të financave të 7 vendeve industrialisht më të zhvilluara me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe me Bankën Botërore. Në këtë aspekt, sekretari amerikan i thesarit, John Snow, pos tjerash, tha:
- Ne kemi një pamje shumë pozitive për ekonominë e Shteteve të Bashkuara. Edhe në Evropë ka shenja të përmirësimeve, por është e nevojshme që të ndërmerren aksione të mëtejme për evitimin e pengesave kah rritja në një numër të ekonomive të euro-zonës.
Gjatë këtyre takimeve u organizuan protesta kundër globalizimit.
XS
SM
MD
LG