Ndërlidhjet

LUKSEMBURG


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian janë takuar në Luksemburg ku kanë diskutuar dhe për gjendjen në Ballkan, vecanërisht për zhvillimet në Kosovë, Maqedoni dhe Bosnjë-Hercegovinë.
Gjatë takimit është përsëritur mbështetja për politikën "standardet para statusit", për dialogun mes bashkësive etnike në Kosovë si dhe për vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd për cështje me interes të përbashkët.
Këshilli i Bashkimit Evropian i ka bërë thirrje vecanërisht udhëheqësve shqiptarë të Kosovës që të bashkëpunojnë me KFOR-in dhe UNMIK-un, në mënyrë që mes të tjerash të krijojnë kushtet e nevojshme për kthimin e pakicave dhe sigurinë e tyre.
Lidhur me gjendjen në Maqedoni ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale për të siguruar vazhdimësinë e reformave.
XS
SM
MD
LG