Ndërlidhjet

BAGDAD


Tetë militantë irakianë janë vrarë dhe katër ushtarë amerikanë janë plagosur gjatë shkëmbim zjarrit të sotëm në Falluxha. Përplasja e armatosur filloi pasi mbi forcat e koalicionit u qëllua nga një xhami.
Përleshja në Falluxha ndodhi pas shpërthimit në Bagdad në një nga ndërtesat ku trupat amerikane po ushtronin kontroll. Për pasojë një ushtar amerikan dhe disa irakianë janë plagosur. Në të tjera incidente 4 automjete të ushtrisë amerikane janë hedhur në erë.
Njoftohet se Shtetet e Bashkuara do të marrin kontrollin e dy nga pesë provincave irakiane, të cilat drejtohen nga forcat polake.
Numri i forcave që do jenë nën kontrollin e komandës polake në Irak tashmë do të ulet nga 10 mijë në mbi 6 mijë trupa.
XS
SM
MD
LG