Ndërlidhjet

SEUL


Koreja e Veriut ka hedhur poshtë dërgimin e ndihmave nga Koreja e Jugut përmes kufirit tokësor pa dhënë arsye për këtë vendim. Dërgimi i ndihmave përmes rrugës tokësore është mënyra më e shkurtër për t'i ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.
Bashkësia ndërkombëtare, vecanërisht Koreja e Jugut dhe Kina po ndihmojnë Korenë e Veriut pas aksidentit të dy trenave, që shkaktoi së paku 161 të vdekur, mbi 1'300 të plagosur dhe mijëra shtëpi të shkatërruara.
Kryqi i Kuq Ndërkombëtar sot ka bërë thirrje për 1.2 milionë dollarë për të përmbushur nevojat për ndihma ushqimore në Korenë e Veriut.
XS
SM
MD
LG