Ndërlidhjet

LUKSEMBURG


Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë diskutuar gjatë ditës për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Rreth Kosovës shefat e diplomacisë evropiane kanë shprehur mbështetjen e plotë për politikën "Standardet para statusit", kanë nënvizuar rëndësinë e dialogut mes bashkësive në Kosovë si dhe për atë mes Prishtinës e Beogradit rreth cështjeve me interes të përbashkët.
Në konferencën e shtypit të mbajtur pas takimit, Brian Cowen, ministri i jashtëm i Irlandës ka deklaruar:
"Ne diskutuam gjendjen në Kosovë, e cila duket të jetë stabilizuar. Për këtë ne vlerësojmë përpjekjet e bëra nga KFOR-i dhe UNMIK-u. Megjithatë udhëheqësit në Kosovë duhet të marrin përgjegjësitë për gjendjen. Përparësi tani duhet të jenë mundësimi i sigurisë fizike dhe të drejtave të njeriut për gjithë popullin e Kosovës."
Ministrat përsëritën vendosmërinë e Brukselit zyrtar për një Kosovë të sigurt, demokratike, shumëetnike dhe të zhvilluar.
XS
SM
MD
LG