Ndërlidhjet

LUKSEMBURG


Shefat e diplomacisë evropiane kanë kërkuar nga qytetarët e Maqedonisë që të marrin pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale atje, si hap i rëndësishëm për vazhdimin e reformave.
Në takimin e mbajtur në Luksemburg është miratuar dokumenti që do lejojë marrjen e drejtimit të misionit të SFOR-it në Bosnjë. Lidhur me këtë Javier Solana tha:
"Sot kemi miratuar një dokument shumë të rëndësishëm, "Konceptin për menaxhimin e krizave", që ka të bëjë më operacionin e Bashkimit Evropian, pasi të marrë drejtimin e misionit në Bosnjë. Dokumenti qartëson qëllimin e misionit, zinxhirin komandues dhe planin strategjik."
XS
SM
MD
LG