Ndërlidhjet

UASHINGTON/BRUKSEL


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, ka shprehur keqardhjen për mosmiratimin e referendumit për ribashkimin e Qipros.
"Është e qartë se jemi shumë të zhgënjyer dhe besojmë se është humbur një mundësi historike. Megjithatë ne respektojmë vendimin e popullit, të shprehur përmes referendumit", tha Powell.
Edhe Bashkimi Evropian në takimin e sotëm ka shprehur keqardhjen për këtë rezultat. Gunter Verhojgen, komisioneri evropian për zgjerimin ka deklaruar se Brukseli "është i vendosur t'i japë fund izolimit të qipriotëve turq dhe të lehtësojë ribashkimin e ishullit duke nxitur zhvillimin ekonomik të turqëve qipriotë."
XS
SM
MD
LG