Ndërlidhjet

BAGDAD


Gjatë ditës janë zhvilluar luftime mes kryengritësve dhe ushtarëve amerikanë në Falluxha, ku mësohet se janë vrarë tetë militantë dhe një ushtar amerikan. Gjeneral brigade Mark Kimmit tha se kryengritësit kanë nisur sulmet.
"Forcat e koalicionit së pari u qëlluan me granata dhe armë të vogla zjarri nga një xhami. Forcat e koalicionit i janë përgjigjur zjarrit dhe kanë kërkuar forca shtesë", tha Kimmit.
Në Bagdad gjatë ditës dy ushtarë amerikanë kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë u plagosën pas një shpërthimi në një ndertesë ku po kërkonin për materiale kimike.
XS
SM
MD
LG