Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Lideri i Libisë, Moamer Gadafi ka arritur sot në Bruksel për bisedime dyditëshe me zyrtarët e Bashkimit Evropian.
Komisioneri Evropian, Romano Prodi ia ka shtrënguar dorën para gazetarëve liderit të Libisë i cili për herë të parë pas vitit 1989 ka udhëtuar jashtë Afrikës apo Lindjes së Mesme.
Gadafi dhe zyrtarët e Bashkimit Evropian pritet të diskutojnë lidhur me embargon e armëve kundër Libisë, që ka mbetur në fuqi, me gjithë heqjen e sanksioneve të tjera ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG