Ndërlidhjet

NJU JORK


Kryetari i Kosovës Ibrahim Rugova ka kërkuar nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi anana më shumë kompetenca për institucionet vendore në fushë të ekonomisë dhe të sigurisë. Gjatë një takimi në selinë e OKB-së në Nju Jork, presidenti Rugova shtroi nevojën e definimit të marrëdhënieve me UNMIK-un për të sigruuar qeverisje me efikase në Kosovë, tha për "Evropën e Lirë", Muhamet Hamiti, zëdhënës i presidentit Rugova.
Ndërkaq zëdhënësi i sekretarit Anan, Ari Gajtanas për "Evropën e Lirë" deklaroi: "Takimi i sotëm nuk ishte organizuar për të diskutuar çështje apo shqetësime të posaçme, pasi është pjesë e takimeve të rregullta me drejtuesit vendorë dhe ndërkombëtarë të Kosovës. Ata kanë diskutuar çështje të rëndësishme që lidhen me zhvillimet në Kosovë dhe praninë e Kombeve të Bashkuara atje. Më duhet të theksoj se ky nuk është takimi i parë, pasi Rugova e Anan janë takuar gjatë vizitës së Sekretarit të Përgjishëm në Kosovë kohë më parë".
Ky ishte takimi i parë i presidentit Rugova me kreun e OKB-së në Nju Jork.
XS
SM
MD
LG