Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik Tony Blair ka thënë se Britania ka mjaft trupa në Irak. Në një konferencë shtypi bashkë me kryeministrin italian Berluskoni, Blair tha se çështja e dërgimit të më shumë trupave britanike në Irak mbetet për t'u shqyrtuar."Sot është e sigurt se vetëm një palë duhet të jetë brenda dhe ky është populli i Irakut në rrugën e tij drejt demokracisë. Prandaj trupat tona janë atje dhe në momentin që ky udhëtim të marrë fund, atë ditë ne do të jemi më të lumtur, sesa vetë irakienët", tha Blair.
XS
SM
MD
LG