Ndërlidhjet

BRUKSEL


Lideri i Libisë, Moamer Gadafi ka thënë sot se vendi i tij është i vendosur të luajë një rol udhëheqës për arritjen e paqes botërore. Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi në Bruksel me kryetarin e Komsiionit të Bashkimit Evropian, Romano Prodi, Gadafi tha se Libia është shndërruar në shembull për vendet e tjera me ndalimin e programeve për armët e shkatërrimit masiv. "Libia që ishte në krye dhe udhëhoqi lëvizjet çlirimtare në vendet e botës së tretë dhe në Afrikë tani ka vendosur të krtyesojë lëvizjen paqësore anembanë botës", ka thënë Gadafi. Ai ka thënë gjithashtu se vendi i tij dëshiron që firmat evropiane dhe amerikane të investojnë në industrinë e naftës në Libi dhe ta zhvillojnë atë.
XS
SM
MD
LG