Ndërlidhjet

PRISHTINË


Forcat ndërkombëtare paqeruajtëse në kuadër të Kforit, sot në mëngjes kanë arrestuar Sami Lushtakun, njërin nga komandantët e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën dyshimin për pjesëmarrje në trazirat e marsit. Arrestimin e tij për programin tonë e ka konfirmuar zëdhënësi i Kforit, Jim Moran. Ai tha se Sami Lushtaku, poashtu, dyshohet edhe për vepra kriminale dhe rreketim kundër shqiptarëve të Kosovës në rajonin e Drenicës. Zëdhënësi Moran tha se arrestimi i zotit Lushtaku nuk ka të bëjë me përkatësinë e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi aktivitetet kriminale,për të cilat ai është i dyshuar, kanë ndodhur pas shpërbërjes së UÇK-së në shtator të vitit 1999. Sami Lushtaku ishte edhe pjesëtar i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, prej nga u largua në vitin 2001, pasi emri i tij ishte në një listë amerikane të personave për të cilët mendohej se paraqisnin rrezik për stabilitetin e rajonit
XS
SM
MD
LG