Ndërlidhjet

logo-print

BANGKOK


Zyrtarë të ushtrisë së Tajlandës kanë thënë se gjatë përleshjeve të sotme në jug të këtij vendi, janë vrarë rreth 130 kryengritës myslimanë. Përleshjet filluan në orët e hershme të mëngjesit kur kryengritësit në mënyrë të sinkronizuar kishin sulmuar afro 15 pika policore, baza ushtarake dhe kapacitete të tjera qeveritare. Kryeministri i Tajlandës, Shinawatra ka thënë se situata është nën kontroll."Ky është një incident i brendshëm dhe i kontrollueshëm. Edhe pse shpreh keqardhjen për këtë incident, ky është një zhvillim pozitiv, sepse që këtu ne po lëvizim në drejtimin e duhur për ruajtjen e rendit dhe të ligjit", tha Shinawatra.
XS
SM
MD
LG