Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan ka thënë se kjo organizatë duhet ta rishikojë qasjen e saj ndaj reformave politike në Kosovë, pas dhunës ndëretnike të marsit. "Ne po e rivlerësojmë situatën me partnerët tanë në Evropë dhe në rajon si edhe me palët e tjera të interesuara për të parë se çfarë ndryshimesh janë të nevojshme në planet dhe drejtimin tonë", ka thënë Anan. Në një konferencë shtypi, ai i është përgjigjur edhe kërkesës për pavarësi të kryetarit të Kosovës Ibrahim Rugova, me të cilin është takuar dje, duke thënë se çështja e statusit ende mbetet për t'u vendosur nga Këshilli i sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG