Ndërlidhjet

PRISHTINË


Policia e Kombeve të Bashkuara ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në korrupsion, përfshirë edhe nënshkrimin e kontratave të dëmshme për Post Telekomunikacionin e Kosovës. "Të arrestuarit janë Uno Nilsen, ish këshilltar i lartë në PTK, Leme Xhema, ish-drejtoreshë e përgjithshme e PTK-së dhe Bedri Rama ish-drejtor i telekomit në PTK", deklaroi për Evropën e Lirë zëdhënësja e UNMIK-ut, Mechtilde Henneke, duke shpjeguar se arrestimet janë kryer pas hetimeve nga Njësia për Hetime Financiare. Shefi i UNMIK-ut Holkeri ka përsëritur se toleranca zero për korrupsionin është njëri nga parimet më të rëndësishme për UNMIK-un, tha zëdhënësja Henneke.
XS
SM
MD
LG