Ndërlidhjet

PRISHTINË


Një nga komandantët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku, i arrestuar sot nga forcat paqëruajtëse në Kosovë, nuk është arrestuar me urdhër të Tribunalit të Hagës, ka deklaruar sot në Hagë Zhan Daniel Ruch, këshilltar i kryeprokurores Del Ponte.
Zëdhënësi i KFOR-it, Jim Moran ka thënë se Sami Lushtaku është arrestuar nën dyshimin për pjesëmarrje në trazirat e marsit. Ai tha se Sami Lushtaku, po ashtu, dyshohet edhe për vepra kriminale dhe reketim kundër shqiptarëve të Kosovës në rajonin e Drenicës.
XS
SM
MD
LG