Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush ka thënë se trupat amerikane janë të vendosura për rivënien e rendit në qytetin e Fallujas dhe u ka dhënë autorizime komandantëve për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. "Komandantët e ushtrisë sonë do të ndërmarrin çfarëdo aksionesh që do të jenë të nevojshme për të siguruar Fallujan në emër të popullit irakien", tha Bush, duke i cilësuar kryengritësit kundërshtarë të sovranitetit të Irakut.
Mirëpo, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të përmbahen, pasi sipas tij beteja e vërtetë duhet të bëhet për të fituar zemrat dhe mendjet e njerëzve.
XS
SM
MD
LG