Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se 10 ushtarë amerikanë janë vrarë në sulmet e sotme në Irak.
Sulmet u kryen në kryeqytetin Bagdad, në Mahmudiya dhe Baquba.
Deri tani, gjatë muajit Prill në Irak u vranë 126 trupa amerikane.
Në Basra, sulmues të panjohur kanë vrarë 4 civilë dhe një të huaj.
Më parë, një polic irakien tha se ushtarët amerikanë kanë hapur zjarr ndaj një autobusi afër një postblloku pranë qytetit Fallujah, duke vrarë 4 civilë.
Ndërkohë, ushtria amerikane ka dërguar autoblinda dhe tanke tjera në Irak, për t'i mbështetur forcat në Fallujah, ndërsa rreth 2.500 trupat vazhdojnë ta mbajnë të rrethuar qytetin e shenjtë shiit Najaf, ku gjendet kleriku radikal shiit Moqtada al-Sadr.
XS
SM
MD
LG