Ndërlidhjet

STRASBOURG


Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar një rezolutë për Kosovën, në të cilën u bën thirrje drejtuesve të institucioneve, misionit të Kombeve të Bashkuara dhe autoriteteve të Serbisë, që të punojnë për zbatimin e planit 'Standardet për Kosovën', si dhe të mbështesin reformën dhe forcimin e vetëqeverisjes vendore.
Duke e dënuar dhunën e Marsit, rezoluta thotë se përgjegjësia për këtë, para së gjithash qëndron në nacionalizmin etnik të bashkësive etnike, por pjesërisht edhe në bashkësinë ndërkombëtare.
Shefi i UNMIK-ut Harri Holkeri i ka thënë Asamblesë Parlamentare se detyrë themelore e misionit që ai drejton, është forcimi i vetëqeverisjes lokale.
Raportuesi i kësaj rezolute, Tony Loyd ka vlerësuar se kantonizimi, i propozuar nga Serbia, Kosovës nuk i ofron kurrfarë ardhmërie.
Ndërkaq, parlamentari nga Shqipëria, Taulant Dedja ka thënë se zgjidhja më e mirë do të ishte Kosova e pavarur shumëetnike.
Rezoluta gjithashtu u ka bërë thirrje autoriteteve vendore të heqin dorë nga përkrahja aktive apo pasive e ekstremistëve, ndërsa autoriteteve të Beogradit u është kërkuar të mos mbështesin strukturat paralele në Kosovë, dhe të jenë më konstruktivë me planin për standardet.
XS
SM
MD
LG