Ndërlidhjet

SHKUP


Kryeministri i Maqedonisë Branko Cërvenkovski i përshëndeti mbështetësit e vet, pas fitores në zgjedhjet presidenciale, të cilat i quajti "paqësore dhe të drejta".
"Sot Maqedonia e ka zgjedhur presidentin e ri në zgjedhjet e rregullta, paqësore dhe të drejta", tha Cërvenkovski.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se rezultatet preliminare tregojnë se Cërvenkovski ka fituar rreth 63% të votave në rrethin e dytë të zgjedhjeve, në të cilat dolën 53% e elektoratit.
Cërvenkovski u zotua të punojë për hyrjen e vendit në BE dhe forcimin e paqes pas konfliktit të 2001.
Rivali i tij Sashko Kedev fitoi 37% të votave.
XS
SM
MD
LG