Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se i është përgjigjur të gjitha pyetjeve që sot i janë parashtruar nga komisioni i pavarur, i cili i heton sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001.
Presidenti Bush dhe nënpresidenti Dick Cheney mbi tre orë iu përgjigjën pyetjeve prapa dyerve të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë.
Pas dëshmive, Bush deklaroi.
"Ishte një bisedë e përzemërt. Isha i impresionuar nga pyetjet. Besoj që kjo do t'u ndihmojë atyre ta kuptojnë se në ç'mënyrë mendoj, si e drejtoj Shtëpinë e Bardhë, dhe si ia dal mbanë me kërcënimet", tha Bush.
Ai tha se komisioni ishte veçanërisht i interesuar për hapat që mund të ndërmerren që Shtetet e Bashkuara në të ardhmen të mbrohen sa më mirë.
I pyetur përse insistoi që të paraqitet bashkë me nënpresidentin Cheney, presidenti amerikan deklaroi.
"Po të kishim diçka të fshehim, para së gjithash nuk do takoheshim fare me komisionin. Ne ju përgjigjëm të gjitha pyetjeve, tha ai.
Presidenti Bush gjithashtu tha se nuk mund të garantojë se në Amerikë nuk ka celula të Al Kaidës.
Presidenti Bush dhe nënpresidenti Cheney nuk iu përgjigjën pyetjeve nën betim, dhe deklaratat e tyre nuk u incizuan, por vetëm u morën shënime.
XS
SM
MD
LG