Ndërlidhjet

BAGDAD


Njësitë e Marinës amerikane është njoftuar se kanë filluar tërheqjen nga pjesa jugore e Fallujas, pas gati një muaji përleshjesh me rebelët në këtë qytet. Këto njoftime kanë ardhur pasi komandanti lokal i ushtrisë amerikane lejtënant koloneli Brennan Byrne tha se përpjekja për marrëveshje ka të bëjë me tërheqjen e forcave amerikane përcjellë nga dorëzimi i detyrave të sigurisë një force irakiene. Njëri nga ish-gjeneralët e Saddamit, Jassem Mohamed Saleh pritet të jetë udhëheqës i kësaj force. Pamjet nga televizioni tregonin trumat e njerëzve duke përshëndetur gjeneralin Saleh në veturën e tij në hyrje të qytetit.
XS
SM
MD
LG