Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Raportohet se sot marincat e Shteteve të Bashkuara u tërhoqën nga pjesët jugore të qytetit Falluxha në Irak. Ky zhvillim ndodhi pas afro një muaji të përleshjeve me kryengritësit në këtë qytet. Tërheqja u bë pasi koloneli amerikan, Brennan Byrne dje tha se ushtria amerikane ka arritur një marrëveshje "provuese", që për detyrat e sigurisë në këtë qytet përgjegjëse të jetë, një forcë e re irakiane. Pritet që këtë forcë do ta udhëheqë njëri nga ish gjeneralët e Saddam Husseinit.
XS
SM
MD
LG