Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Përfaqësuesit e katërshes për çështjen e Lindjes së Mesme, po zhvillojnë sot një takim në kuadër të përpjekjeve për ringjalljen e planit të paqes për këtë pjesë të trazuar të botës. Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, të Bashkimit Evropian, të Rusisë dhe të Kombeve të Bashkuara janë tubuar në Londër, para fillimit të një takimi të nivelit më të lartë të martën në Nju Jork. Katërshja ndërkombëtare është sponsoruese e planit të paqes për konfliktin izraelito-palestinez që parasheh krijimin e shtetit palestinez dhe garanca për ndaljen e sulmeve kundër Izraelit.
XS
SM
MD
LG