Ndërlidhjet

logo-print

RAMALLAH


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan sot kërkoi nga lideri palestinez Yasser Arafat që ti japë gjasë planit izraelit për tërheqje nga Gaza. Në letrën dërguar zotit Arafat, sekretari i përgjithshëm Annan tha se palestinezët duhet ta luftojnë dhunën e militanëtve për të ndihmuar në ringjalljen e përpjekjeve më të gjëra paqësore. Agjencia Reuters mëtutje informon se me një gjuhë të ashpër, të pazakonshme, Kofi Annani kritikoi presidentin palestinez për dështim në përmbushjen e obligimeve sipas planit të paqes të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG