Ndërlidhjet

BRUKSEL


Dhjetë shtete i janë bashkuar Unionit Evropian edhe zyrtarisht në ribashjkimin historik të Evropës Perëndimore dhe asaj Lindore, 15 vjet pas rënies së Murit të Berlinit. në mesnatë, tetë ish-vende komuniste, Republika Çeke, Polonia, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Sllovakia dhe Sllovenia, si dhe Qiproja dhe Malta janë bërë anëtare të BE-së.
Në zgjerimin më të madh në historinë e tij, Bashkimi Evropian është bërë me 25 anëtarë. Ky union tani ka rreth 450 milionë njerëz, që e bëjnë atë tregun më të zonën me të madhe të tregtisë së lirë në botë.
Presidenti i Komisionit Evropian me këtë rast ka thënë: "Është dashur guxim, vendosmëri dhe shumë perpjekje nga anëtarët e rinj, për të ardhur këtu", ka thënë Prodi për të shtuar se ky është një vizion dhe zemërgjerësi edhe nga ana e anëtarëve aktualë të BE-së.
Hyrja në BE është kremtuar me muzikë, fishekzjarre dhe fjalime solemne në të gjitha vendet e reja anëtare.
XS
SM
MD
LG