Ndërlidhjet

LONDËR/ UASHINGTON


Zyrtarët britanikë dhe amerikanë kanë dënuar informacionet për disa raste keqtrajtimesh të të burgosurve irakianë. Zyrtarët e mbrojtjes britanike kanë dhënë urdhër për hapjen e hetimeve.
Shefi i shtabit të ushtrisë britanike, gjenerali Mike Jackson tha se keqtrajtimi i të burgosurve është në kundërshtim me politikat ushtarake.
"Nëse provohen akuzat në fjalë, kjo nuk është vetëm e paligjshme, por në kundërshtim të plotë me standardet e larta të ushtrisë britanike", tha Jackson.
Edhe presidenti Bush ka theksuar se rastet në fjalë nuk pasqyrojnë natyrën e popullit amerikan.
Deri tani 6 ushtarë amerikanë janë vendosur nën hetime.
XS
SM
MD
LG