Ndërlidhjet

NAXHAF


Një delegacion irakien dhe zyrtarët amerikanë pritet të diskutojnë propozimet për t'i dhënë fund gjendjes në qytetin Naxhaf. Njoftohet se propozimi kërkon që të mos fillojë asnjë procedurë ligjore kundër klerikut radikal Moqtada Al-Sadr, deri në formimin e qeverisë së re irakiene.
Ndërkohë, forcat amerikane kanë vendosur postblloqe përreth Naxhafit, tha oficeri amerikan Matthew St. Pierre.
"Vënia e pikave të kontrollit synon të pengojë përforcimet me njerëz apo armatim për ushtrinë e Mehdiut, lojale ndaj Al-Sadrit", tha St. Pierre.
XS
SM
MD
LG